Pas Jonida Shehut dhe Juli Krisafi që drejton emisionin prej disa muajsh, sezoni i ri në “Pasdite ne Top Channel” do të nisë me një prezantuese të re.
Burime për Dritare.net bëjnë me dije se kryeredaktorja e Top Show-ut, Bieta Sulo, do të jetë moderatorja të cilën do të shohim në vend të Juli Krisafit.
Për partneren e Alban Dudushit, kjo është eksperienca e parë si moderatore. Për një periudhë kohe ajo ishte pjesë e panelit të “Top Show Magazine” dhe së fundmi do të jetë pjesë e jurisë në formatin më të ri nga televizioni, “Top Talent”.