Kur të bie dhëmbi në një transmetim LIVE… (VIDEO)

Fabrizio Corona ishte i ftuar në emisionin “Verissimo” me moderatoren Silvia Toffanin.

Ish- paparazzi italian foli rreth librit të tij mbushur plot me të vërteta e skandale, përfshirë këtu tradhtinë e ish- partneres së Silvia Provvedi me Fedez- in (Po, e dëgjuat mirë. Ky i fundit ishte në lidhje me Chiara- n asokohe).

Advertisement
Fabrizio dhe ish e fejuara Silvia

Në bisedë e sipër, Corona- s i bie dhëmbi dhe vihet re një tentativë e tij për ta marrë nga dyshemeje. Moderatorja e vë re, i thotë të “vrapojë dhe ta vendosë”, publiku qesh dhe ky i fundit ngrihet e largohet për të rivënë dhëmbin. Një makth i vërtetë! Pasi rikthehet në studio, Corona shprehet se ishte thjesht një shaka.

Kush e merr vesh!

https://youtu.be/81ByOprAPwg

Source : ANABEL