Kur paparacët hyjnë në punë

Një histori e frikshme, por fatmirësisht me fund të lumtur. Hugh Jackman ishte me familjen e tij në Bronte Beach në Sydney dhe papritmas zbuloi se i kish humbur djali Oscar. Sigurisht që aktori në panik e sipër filloi t’a kërkonte. Si për ironi, ishte pikërisht njëri prej atyre fotografëve të bezdisshëm që e gjeti djalin majë një peme. Personazhet e famshëm përgjithësisht i urrejnë paparacët, por në këtë rast njëri prej tyre ndihmoi shumë. “Fotografi më tha të shihja se djalin e kisha në pemë. Nuk kam qenë kurrë kaq i lumtur që ndiqem nga paparazzët. I thashë se mund të më kërkonte ç’të donte”,- ka treguar aktori.

Advertisement