Hungërini me Katy-n

Katy Perry vazhdon të kënaqë fansat e saj. Shumë pak pas publikimit të videoklipit të “ROAR”, ylli i popit ka zbuluar edhe coverin e albumit të saj të ri “PRISM”. Fotoja është realizuar nga Ryan McGinley dhe u prezantua për herë të parë gjatë prezencës së artistes javën e shkuar në “Good Morning America”. Ka qenë pikërisht ky programi ku artistja ka prezantuar edhe konkursin Roar With Katy Perry. Në këtë konkurs janë të ftuar të gjithë nxënësit e shkollave të mesme që të regjistrojnë veten dhe shokët e klasës teksa performojnë singëllin e saj ROAR. Shkolla fituese do ketë mundësinë të shijojë një koncert live nga artistja më 25 Tetor 2013, 3 ditë pas publikimit të albumit dhe ditëlindjes së saj.

Ja tek e keni dhe videon me momentin e lajmërimit për këtë konkurs.

Advertisement

[youtube=http://youtu.be/lACnPDl4NuM&showinfo=0&rel=0]