Princesha Kimberly! Ky ishte emri me të cilin Kim Kardashian prezantohej në profilin e saj në rrjetin social “MySpace”, para se të ishte e famshme.
“Unë jam princeshë ndërsa ti, jo”, shkruan ajo për të përshkruar veten.
34-vjecarja e cila sot numëron 35 milionë ndjekës në Instagram dhe 32 milionë të tillë në Twitter, asokohe kishte vetëm 856 miq online.
Ndërkohë, hera e fundit që ajo është futur online në këtë rrjet ka qenë 1 Qershori i vitit 2006, ndërkohë që reality show i familjes së saj ka nisur në 2007-ën.
Nëntë vite më vonë, Kim është mbretëresha e rrjeteve sociale.

Advertisement