Padyshim mbresëlënës!
Me tiparet e tij delikate, sytë ngjyrë kafe me qepalla të rënduara , një gjysmë buzëqeshje të vulosur në buzë, fytyra e 22-vjeçarit (që me siguri e keni parë tek “Call Me By Your Name”) Timothée Chalamet është bërë enkas për ekranin e madh. Por, kohët e fundit, një llogari në Instagram po kthehet në virale pasi thekson se fytyra e aktorit “Timothée Chalamet ka qenë një frymëzim për artistët që nga koha e Da Vinçit”.
ChalametInArt bëri atë që nuk na kishte shkuar mendja deri më tani, photoshopoi fytyrën e tij në çdo vepër arti klasik dhe për çudi vërtetoi se fytyra e tij i përshtatet çdo dekade, rryme apo teknike arti. Ja shembulli i Chalamet në veprën e Caravaggios, “Djali me Shportë me Fruta” (1593), apo tek portreti i “Lady Agnew e Lochnaw” nga John Singer Sargant. Fantastike!