Kuqezinjtë e drejtuar nga Xhani De Biasi kanë arritur një fitore të mrekullueshme në Izrael, ndaj kombëtares vendase, në kuadër të kualifikueseve për botërorin e Rusisë.

Për kombëtaren tonë shënojë dy herë Sadiku, në pjesën e parë dhe një herë Memushaj, 7 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Kjo fitore është shumë e rëndësishme, pas humbjes në miqësoren e të dielës së shkuar ndaj Luksenburgut në Elbasan. E si për ironi të fatit, nga ajo humbje në Elbasan, mori forcë, djali elbasans, Sadiku që arriti të gjejë dy herë portën kundërshtare duke dëshmuar një formë të mrekullueshme. Kjo fitore i ngjit kuqezinjtë në kuotën e 9-të pikëve, aq sa dhe Izraeli, ndërsa Italia e Spanja vijojnë udhëtimin e tyre pa ndalesa në grupin G, ku jemi dhe ne. Axurrët mundën pa probleme 4-0 Liechteinin, ndërsa Spanja fitoi me rezultatin 2-1 në Maqedoni ndaj ballkanasve.

Advertisement