Bashkëpunimi i fundit i Bebe Rexhës me Florida Georgia Line për këngën “Meant To Be” ka disa kohë që është publikuar dhe duket se po mer shumë vëmendje nga radiot amerikane. 

Këngetarja ka publikuar një video në Instagram, teksa është në makinë me të atin, duke dëgjuar këngën në fjalë.

Advertisement

Ajo që Bebe ka vënë në dukje, ështe se babai i saj, Flamuri, nuk e di tekstin e kënges së të bijës.

Kjo gjë duket se nuk e ka shqetësuar aspak këngetaren shqiptare, e cila është e qeshur si gjithmonë në videon e publikuar.