Kukës | Ndalohen dy shtetas kosovarë të shpallur në kërkim

Dy shtetas kosovarë u ndaluan sot në doganën e Morinit të rrethit të Kukësit. Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së qarkut të Kukësit, Jaho Çaushaj, bëri të ditur se shtetasi kosovar Ilir Qorrolli, 40 vjeç, lindur e banues në Shtimë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia gjermane. Ai u ndalua gjatë kontrollit të dokumentacionit në hyrje për në territorin shqiptar nga sistemi TIMS”. Sipas Çaushajt, ky shtetas rezultonte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia gjermane për vepren penale “shkelje e ligjit mbi drogat”. Menjëherë është kryer ndalimi i tij, ndërsa po kryhen procedurat sipas manualit te Interpolit për ekstradimin e tij. Po ashtu, sot në Doganën e Morinit u ndalua shtetasi Avdi Qelaj, 33 vjeç nga Deçani, pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit në sistemin TIMS, në hyrje për në territorin shqiptar, rezultonte person i shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së qarkut të Durrësit dhe i dënuar nga gjykata e këtij rrethi me 3 muaj burg.

Advertisement