Gjirokastër | Ndalohen 24 emigrantë ilegalë

Të paktën 24 emigrantë të huaj u ndaluan sot pranë fshatit Hormovë në Tepelenë, ndërsa një trafikant i qenieve njerëzore u shpall në kërkim, njoftoi policia e Gjirokastrës. “Emigrantët nga Pakistani u ndaluan rreth 10 km larg Gjirokastrës, në orët e para të mëngjesit”, tha policia, e cila saktësoi se të gjithë klandestinët ishin burra. “Emigrantët po tentonin të udhëtonin në thellësi të territorit shqiptar, por u diktuan nga policia”, bënë të ditur burimet zyrtare. Gjatë aksionit për ndalimin e 24 klandestinëve u identifikua edhe një trafikant nga Fieri, tashmë i shpallur në kërkim. Gjatë 8-mujorit të këtij viti policia kufitare e Gjirokastrës ka ndaluar mbi 370 emigrantë të huaj, kryesisht nga Afganistani, Iraku, Tunizia, Siria dhe Palestina.

Advertisement