Kujt ja ka dhënë puthjen e parë Nick Jonas?

Nick Jonas ka treguar disa gjëra nga jeta e tij personale që fansat nuk i dinin më parë.
Gjatë një interviste radiofonike, këngëtari tregoi se kujt ja ka dhënë puthjen e tij të parë.
“Vajza e parë që kam puthur ka qenë Miley Cyrus”, ka thënë 23-vjecari.
“Sapo kisha ngrënë një picë që kishte dhe qepë, kështu që jam i sigurt se fryma ime do ketë patur një erë të tmerrshme”.
Nick ka thënë se nuk është i sigurtë nëse Miley e ka përjetuar në të njëjtën mënyrë puthjen, edhe pse ka thënë se ajo ka qenë një puthje goxha emocionuese.

Advertisement