Një studim i ri i Shoqatës Amerikane të Zemrës ka arritur në përfundimin se gratë që bëhen nëna në vitet e para të adoleshencës rrezikojnë më shumë që të preken nga sëmundja Framingham, diagnozë që rrit riskun për sëmundje kardiovaskulare.
Catherine Pirkle, përgjegjëse e studimi deklaroi se ardhja e fëmijës duhet te jetë në një moshë të pjekur dhe ajo gjithashtu këshilloi vajzat adoleshente që të bënin kujdes në zgjedhjet e tyre pasi një zgjedhje e gabuar mund të ndikojë në shëndetin e tyre.
Hulumtimet u bazuan në të dhënat e 1.047 grave të moshës 65-74 vjeç nga Shqipëria, Brazili, Kanadaja, Kolumbia, të dhënat e të cilave u regjistruan në Lëvizjen Ndërkombëtare në Studimin e Moshës në vitin 2012.
Rezultatet e këtij studimi nxjerrin në pah dhe mungesën e informacionit që adoleshentet kanë për marrëdhëniet seksuale dhe mënyrat se si të mbrohen.