Njerëzit e zëmëruar vdesin më shpejtë.
Ky është rezultati në të cilin kanë arritur studiuesit nga Universiteti Shtetëror Iowa në Amerikë. Ata zbuluan se meshkujt e zemëruar të moshave 20 deri 40 vjeç kishin më shumë gjasa të vdisnin 35 vjet më shpejt se ata që ishin më të qetë. Shkencëtarët besojnë se kjo ndodh për shkak të një numri faktorësh që lidhin stresin me dëmtimin fiziologjik. Lirimi i shpeshtë i adrenalinës gjatë periudhave të stresit dëmton ADN-në, gjë që mund të çojë në sëmundje kërcënuese për jetën si skleroza e shumëfishtë. Këta persona e kanë më të vështirë të flenë gjumë.
Personat që ekspozohen ndaj stimujve që nxisin zemërimin, kanë më shumë gjasa të përjetojnë pagjumësi sesa ata që angazhohen në një debutim emocional. Zemërimi shkakton dhimbje koke dhe i bën njerëzit të ndjenë ankth dhe depresion. Kur ndihemi të zemëruar, neuro-transmetuesit dhe hormonet dërgohen përmes qarkullimit të gjakut, të cilat, nga ana tjetër, rrisin rrahjet e zemrës dhe tensionin e muskujve.