Shoqata e futbollit ka njoftuar se në Janar të 2018 do nisi një studim për efektet që ka futbolli në trurin e njeriut.
Ky studim është konsideruar shumë i nevojshëm pasi janë hedhur shpesh hipoteza që futbolli dëmton trurin. Jeff Astle, lojtar i West Bron, u diagnostikua me çrregullim kronik dhe të vazhdushëm të trurit, duke i sjell atij ndryshim personaliteti, çrregullim kujtese dhe arsyetim të dobët, sëmundje e cila në vitin 2002 i mori dhe jetën në moshën 59 vjeçare.
Pas vdekjes së tij mjekët dolën në përfundimin se shkaktar për sëmundjen që Astle ishte futbolli, pavarësisht së FA dhe PFA e rrëzuan poshtë për mungesë të dhënash. Megjithatë ata e panë të domosdoshme ndërmarrjen e një kërkimi për të kuptuar më gjerësisht ndikimet që mund të ketë futbolli në organizmin e një lojtari.
Shefi ekzekutiv i FA, Martin Glenn, deklaroi se “Demenca” mund të ketë një efekt shkatërrues dhe, si organi qeverisës i futbollit anglez janë të detyruar të kryejnë një studim të ri të rëndësishëm në mënyrë që të kuptojnë plotësisht nëse ekzistojnë rreziqe që vijnë nga loja e futbollit.