Dëshira e tij për të festuar mund të jetë një nga barrierat mes një prej çifteve më të dashura e më të fuqishme në botë. Dhe David Beckham ka nxjerrë sërish anën e tij të guximshme, kur ka firmosur një autograf në të pasmen e një vajze, në Kernville të Kalifornisë. Duke shijuar “kohën e djalërisë”, larg bashkëshortes Victoria, 42-vjeçari kishte ndaluar në një dyqan teksa po udhëtonte me motocikletë me një mikun e tij, kur një vajzë i kërkoi një autograf të çuditshëm.

Në fakt çifti Bekcham këto ditë ka qënë në fokus të mediave pasi është raportuar se ata jetojnë të ndarë në shtëpinë e tyre 5 milionë paundshe, ku secili ka krijuar “pjesën e saj dhe pjesën e tij”.

Advertisement