Kryeministrja italiane, Meloni njofton ndarjen nga Giambruno: Zgjati pothuajse 10 vjet…

“Marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati pothuajse dhjetë vjet, përfundon këtu”, Kështu shkruan në profilin e saj në Facebook kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

Bashkangitur tekstit, kryeministrja italiane ka ndarë një foto me babain e vajzës së saj dhe me Ginevrën 7 vjeçe.

Advertisement

“E falenderoj për të gjithë vitet e mrekullushme dhe për vështirësitë që kaluam së bashku dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time që është vajza jonë, Ginerva. Rrugët tona kanë ndryshuar dhe ka ardhur koha që ta pranojmë këtë. Do të mbroj atë që ishim dhe miqësinë tonë dhe do të mbroj një vajzë 7-vjeçare që e do nënën dhe babanë e saj. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë në lidhje me këtë.”

Meloni e mbyll me një fjali mjaft thumbuese postimin në Facebook.

“Ps. të gjithë ata që shpresonin të më dobësonin duke më goditur në shtëpi, duhet ta dinë se sado që pika të shpresojë të gërmojë gurin, guri mbetet gur dhe pika është vetëm ujë.”

Postimi i plotë i Gorgia Melonit:

“Marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati 10 vjet përfundon këtu. E falenderoj për të gjithë vitet e mrekullushme dhe për vështirësitë që kaluam së bashku dhe që më dha gjënë më të rëndëishme në jetën time që është vajza jonë, Ginerva.

Rrugët tona kanë ndryshuar dhe ka ardhur koha që ta pranojmë këtë.

Do të mbroj atë që ishim dhe miqësinë tonë dhe do të mbroj një vajzë 7-vjeçare që e do nënën dhe babanë e saj.

Nuk kam asgjë tjetër për të thënë në lidhje me këtë.

Ps. të gjithë ata që shpresonin të më dobësonin duke më goditur në shtëpi, duhet ta dinë se sado që pika të shpresojë të gërmojë gurin, guri mbetet gur dhe pika është vetëm ujë.”

Sipas mediave italiane, shkak i ndarjes është një video e bashkëshortit të saj, Andrea Giambruno i cili është gazetar në një emision satirik në televizionin Rete4.

Në këtë video shfaqen momente nga prapaskenat e emisionit, teksa Andrea Giambruno flirton me kolegen e tij Viviana Giulielmi dhe bën gjeste jo të hijshme.

“Pse nuk të kam takuar më parë? Për mua, i vetmi mendim që ka rëndësi është ai i Vivianës”, dëgjohet të thotë Andrea Giambruno teksa prek gazetaren dhe bën gjeste seksuale.