Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ashtu siç është e bërë e ditur edhe më parë do të mbledhë sot në Velipojë ministrat e tij të rinj, në një takim të dytë me ta, pas asaj të Llogarasë.

Advertisement

 

Në vendin ku do të mbahet takimi kanë mbërritur disa nga figurat e Partisë Socialiste, siç është ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko, Lindita Nikolla, Gramoz Ruçi, Olta Xhaçka.

Ndërkaq, që menjëherë pas tyre mbërrin edhe numri një i Qeverisë, Edi Rama, ku ajo që ra në sy ishte veshja e tij.

Një këmishë e zezë, e kombinuar me tuta të zeza të ngushta poshtë dhe çorape të kuqe. Kjo ishte ajo që kishte veshur kryeministri Rama.