Kryeministri në ikje i Britanisë së Madhe, David Cameron, do të zhvillojë sot mbledhjen e fundit të kabinetit të tij. Pritet që të mërkurën, pas gjashtë vitesh në krye të kabinetit, ai të paraqesë dorëheqjen tek Mbretëresha, duke i lënë mundësinë Theresa May-t të emërojë ekipin e saj ministror. Konservatorja May u shpreh se ndihej “e nderuar dhe e përulur” për të marrë përsipër suksesin që do të pasojë pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Njoftimi i papritur i saj në muajin Maj për të kandiduar në krye të kabinetit qeverisës, me shumë gjasa do bëjë që ajo të jetë e kryeministrja e dytë femër që do të udhëheqë Britaninë e Madhe. Vendimi i Cameron për tu dorëhequr nga posti i Kryeministrit erdhi pas vendimit të britanikëve për daljen e vendit nga Bashkimi Europian.