Kryebashkiaku i Mynihut, Dieter Reiter ka ftuar presidentin amerikan në largim, Barack Obama në festën vjetore të birrës “Oktoberfest” në Mynih, deklaroi sot një zëdhënës i kryetarit të bashkisë.

Në një vizitë në Gjermani në muajin prill të vitit të kaluar, Obama tha se, në një të ardhme, dëshironte të vinte në festivalin vjetor bavarez të birrës.

Advertisement

“Unë kam përshtypjen se është më shumë argëtuese kur nuk jeni president”,- tha Obama.

“Oktoberfest” i këtij viti do të zhvillohet nga data 16 shtator deri më 3 tetor dhe është vendosur të fillojë me ceremoninë tradicionale të hapjes në tendën “Schottenhammel”.

“Kryetari i bashkisë ka ftuar Obamën në hapjen e Oktoberfest të këtij viti”, tha një zëdhënës në zyrën e kryetarit të bashkisë.