“Unë vij sot këtu për të kërkuar votën tuaj, besimin tuaj, në mënyrë që katër vitet që vijnë ta bëjmë Krujën dyzet herë më të njohur në Evropë dhe botë. Ne shqiptarët nuk kemi asgjë më të shenjtë, më të çmuar dhe më krenare se qytetin tuaj. Vij sot këtu para jush për t’u zotuar se katër vitet që vijnë janë vitet e Krujës evropiane. Mbi të gjitha, Kruja në katër vitet që vijnë do të ketë mbi 1 milionë turistë”, tha Berisha. Berisha premtoi këtu përfundimin e një nga projekteve më të rëndësishme, ndërtimin e rrugës Tiranë-Krujë-Qafë Shtamë si dhe subvencionim për fermerët për cdo rrënjë ulliri të mbjellë. Duke përmendur disa investime në këtë zonë Berisha tha se janë investuar këtu rreth 12 miliardë lekë kundrejt 137 milionë që janë investuar nga qeveritë socialiste. Berisha garantoi se në këtë zonë me investime të konsidereushme në industrinë minerale dhe cimenton në katër vitet e ardhshme do të investohet për infrastrukturë më moderne. “Votoni 10-ën. 10-a jeni ju, janë fëmijët tuaj, familjet tuaja, është Fushë Kruja, është e ardhmja juaj. 10-ë është Partia Demokratike, është Shqipëria blu, është Evropa blu, e cila mezi pret të liberalizoje vizat për ne në vitin e parë të mandatit tonë të dytë”, u shpreh Berisha. Berisha ka vijuar takimet elektorale edhe në njësitë bashkiake të 8, 9 dhe 10 në kryeqytet. Ku ftoi banorët të votojnë PD sepse sipas Berishës në këtë mënyrë votohet e ardhmja europiane e vendit.