Lac – Rama, 28 qershori dita e fitores së shqiptarëve

Friday, September 11, 2026

Ky ka qenë apeli që kreu i Partisë Socialiste Edi Rama u tha mijëra mbështetësve të tij në një tubim elektoral në qytetin e Lacit. 28 qershori, tha kryesocialisti është beteja e njerëzve të thjeshtë, beteja për mijëra familje shqiptare që nuk ushqejnë dot fëmijët e tyre, beteja e pensionisteve qe nuk blejnë dot as ilaçet, beteja e një vendi të gjunjëzuar nga papunësia, analfabetizmi dhuna dhe korrupsioni. “Më 28 qershor nuk është dita për të menduar për flamujt e partive, nuk është dita për të menduar për ndasitë mes njëri-tjetrit, nuk është dita për të menduar se kush është demokrati dhe kush është socialisti. Këtu në Lac, Kurbin e në fshat ku njësoj, si socialistët dhe demokratët vuajnë nga papunësia, nga varfëria, korrupsioni, vuajnë nga mungesa e librave për fëmijët, nga mungesa e ndihmës ekonomike. Pra është dita për të menduar si mund të ecim përpara bashkë dhe ta çajmë rrethimin e politikës së vjetër për të shkuar drejtë një Shqipërie europiane”, theksoi Rama në fjalën e tij. Rama tha se 28 qershori do të jetë fitore e shqiptarëve dhe humbja e një grushti njerëzish në pushtet. “Në 28 qershor nuk do të humbasin qytetarët e thjeshtë dhe të ndershëm demokrat, por do të humbasi një grusht pushtetarësh të korruptuar që kanë uzurpuar ëndrrat e shpresat e demokratëve dhe socialistëve. Që kanë abuzuar me besimin e pakufishëm të demokratëve dhe që kanë punuar për 4 vite me radhë për një familje të vetme dhe shërbëtorët dhe për klientët e kësaj familjeje”, theksoi Rama. Ka ardhur koha tha kreu socialist nga Laci të lemë pas paragjykimet dhe flamujt e partive dhe të ngremë lart flamurin e kombit shqiptar “Është koha të çlirohemi nga paragjykimet, është koha të kapërcejmë hendeqet që ka hapur kjo politikë mes nesh, është koha që ta shohim njëri-tjetrin socialistë e demokratë si bashkëqytetarë, si njerëz që jetojmë në të njëjtin qiell, mbi të njëjtën tokë dhe që ka vetëm një flamur. Flamurin e Shqipërisë që do ta ngremë lart e më lart për ta cuar Shqipërinë ne Europë”, tha kryetari i PS-së Rama. 28 qershori tha shefi i partisë më të madhe në opozitë është zgjedhja e dy alternativave ose të mbetemi peng i një politike të vjetër që pasojë ka papunësinë varfërinë, qenien pa shpresë ose të bëhemi pjesë e politikës së re duke i dhënë fund një historie që i ka lënë shqiptarët në fund të Europës .Nuk ka asnjë arsye bëri thirrje kryesocialisti të jemi ende të izoluar, të jemi të varfër të papunë dhe të pashpresë.

RELATED ARTICLES
Advertisement
DIGICOM