Kroaci | Zgjedhjet e para për anëtarët e PE-së, pjesëmarrje e ulët

Vetëm 20,7 për qind e 3,7 milionë votuesve kroatë morën pjesë në zgjedhjet për anëtarët e Parlamentit Evropian. Opozita e qendrës së djathtë fitoi ndaj kandidatëve të kryeministrit socialdemokrat, Zoran Milanoviç për të përfaqësuar vendin në Parlamentin Evropian, çka u konsiderua edhe surpriza e këtyre zgjedhjeve. Kroacia ka 12 deputetë në Parlametin Evropian. Pjesëmarrja e ulët në votime i dedikohet recesionit pesëvjeçar të vendit, ku vetëm në vitin 2012 rritja ekonomike ishte minus 2 për qind. Partia e djathtë HDZ mori 33,1 për qind të votave, thënë ndryshe gjashtë deputetë, ndërkohë që socialdemokratët e Milanoviçit morën 31,7 për qind të tyre ose pesë deputetë. Një deputet mori Partia e majtë populiste Liberale, pas sigurimit të 5,8 për qind të votave.

Advertisement