Kroaci – Nxirren në shitje ishujt Brione

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta britanike “Indepedent” e cila shkruan se këto ishuj kanë qënë vendi i preferuar për pushime i udhëheqësit komunist të ish-Jugosllavisë, Josip Broz Titos. “Kroacia, ku investimet e huaja në vitin e fundit kanë rënë me 40%, ka vendosur të shesë Brionet së bashku me kompaninë shtetërore të sigurimit, hekurudhën dhe disa pjesë të sektorit energjetik”, shkruan “Indipendent”. Blerësi i Brionit, krahas 14 ishujve, do të marrë edhe parkun kombëtar, në të cilin ka lloje të rralla të kafshëve, mes të cilëve është edhe papagalli i vjetër i Titos 52 vjeçar, Koki.

Advertisement