Krizë, Justin Timberlake dhe Jesicca Biel nisin terapinë në çift

Në fund të vitit të kaluar këngëtari dhe aktori Justin Timberlake u përfshi në një skandal për shkak të disa fotove të publikuara, ku ai ka qenë duke flirtuar me kolegen e tij Alisha Wainwright.

Pas fotove komprometuese ai i kërkoi falje publike bashkëshortes dhe dukej se ky moment u kapërcye mes tyre.

Advertisement

Megjithatë  diçka e tillë nuk ka ndodhur. Sipas mediave të huaja marrëdhënia e tyre është në krizë dhe kanë nisur terapinë në çift.

“Si të gjithë çiftet ata kanë ditët e tyre të mira, por edhe ato të këqija ku debatojnë. Tani do nisin terapinë në çift. Justin po bën gjithçka për të shpëtuar martesën,”-është shprehur një burim pranë tyre.

/Opinion.al/