Pasi Bruce Jenner pranoi se dëshiron të jetojë si grua pasi ashtu ndihet edhe në shpirt, publiku do të njihet edhe me reagimet e familjarëve të tij.
Kjo do të ndodhë në një puntatë speciale të reality “Keeping Up With The Kardashians”.
Në klipin reklamues duket se ish-bashkëshortja e tij nuk e ka marrë shumë mirë lajmin.
Kris shfaqet duke qarë, teksa flet me vajzën e saj Kim Kardashian, lidhur me ndryshimin e Bruce.
“Kam kujtime të jetës time me të, por tashmë më duket sikur ajo jetë nuk ka ekzistuar fare”, thotë ajo.
Por Kim përpiqet ti shpjegojë mamasë së saj se gjërat nuk janë kështu.
“Atij i duhet të përballojë këtë gjë për gjithë jetën. Cdo mëngjes do të zgjohet dhe do të mendojë: “Ky nuk është trupi im”.
Bruce gjatë intervistës ku njoftoi ndryshimin e tij, kishte thënë se Kim e kishte pranuar më mirë se kushdo tjetër në familje, dhe për këtë e kishte ndihmuar edhe bashkëshorti i saj, Kanye West.
Puntata speciale do të përmbajë edhe xhirime nga vitet e kaluara, në mënyrë që ti shërbejë familjes për të kujtuar momentet më të bukura që ka ndarë me Bruce.