Mark Zuckerberg është bërë baba për herë të dytë, pasi bashkëshortja e tij Prischilla Chan solli në jetë vajzën që e kanë pagëzuar me emrin August, si muaji që ka lindur.

Ka qënë vetë Mark i cili nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur lajmin e ardhjes në jetë të foshnjës, të shoqëruar dhe me një foto familjare.

Advertisement

“Prischilla dhe unë jemi shumë të lumtur të mirëpresim vajzën tonë August! Ne i kemi shkruar një letër asaj për botën ku shpresojmë të rritet, dhe shpresojmë që të mos rritet shumë shpejt”, e nis postimin Mark.

Në letrën për të porsalindurën Mark thotë se “jemi optimist për brezin tuaj dhe të ardhmen”.