Kosta Grillo humb betejën me Covid-19, shuhet komentatori i sportit

Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e sportit mëngjesin e sotëm. Gazetari dhe komentatori sportiv Kostandin Grillo ka humbur betejën me Covid-19, më shumë se dy muaj pas infektimit. Grillo ka ndërruar jetë në Turqi, ku dhe po kurohej që nga mesi i muajit gusht, vend drejt të cilit u nis me urgjencë dhe në gjendje të rëndë.

Lajmin e dha gazetari Ervin Baku përmes një postimi në rrjetet sociale ku bën me dije se Kosta Grillo nuk arriti të fitonte betejën me virusin dhe mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta. “Vëllai ynë nuk ia doli dot! Të ndrittë shpirti KOSTA GRILLO!”, shkruan ai.

Advertisement

Fillimisht ai ishte i shtuar në një spital privat në Tiranë mirëpo gjendja shëndetësore e Grillos u përkeqësua dhe u nis drejt Turqisë. Miq, të njohur dhe kolegë të gazetarit Kosta Grillo bërë edhe thirrje për ndihmë financiare në mënyrë që familja Grillo të përballonte shpenzimet në Turqi, pasi trajtimi që po merrte ishte mjaft i kushtueshëm. Por, pavarësisht aplikimit, Grillo nuk ia doli t’i bënte ballë virusit.

Ngushëllime familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta të më të shtrenjtit të tyre.