Butrint Imeri publikon “Kuku”

Pas bashkëpunimit shumë të suksesshëm me Ledri Vulën dhe Kidën, këngëtari i mirënjohur, Butrint Imeri, është rikthyer me një projekt solo. Së fundi këngëtari nga Mitrovica publikoi këngën më të re me titull “Kuku” që erdhi edhe me videoklip. Projekti i shumëpritur i këngëtarit tashmë ka shënuar sukseset e para, duke grumbulluar mbi 4.5 milionë klikime brenda tri dite në kanalin YouTube. Por, përveç kësaj, kënga “Kuku” tashmë ka mbi 500 mijë dëgjime edhe në Spotify, e që shënon kështu një rekord personal të këngëtarit. Në një postim në InstaStory, Butrinit ka falënderuar të gjithë ata që e kanë dëgjuar këngën në këtë platformë.

Advertisement