Kosovë – Zgjatet mandati i EULEX

Ky vendim u mor dje në Bruksel ku të pranishëm ishin përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Piter Feith, dhe shefi i misionit EULEX, Iv De Kermabo. Ata u paraqitën para ambasadorëve në Këshillin për politikë dhe siguri të Bashkimit Evropian, duke folur edhe për situatën aktuale në Kosovë dhe për masat që po merr EULEX-i, në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës, për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në këtë aspekt, Feith, dhe shefi i misionit EULEX, Iv De Kremabo theksuar se udhëheqës në luftën kundër korrupsionit, duhet të jenë autoritetet e Kosovës. Nuk ka munguar edhe vlerësimi për kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, për “sjellje konstruktive”. Duke folur para gazetarëve, Piter Feitjh, tha se pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, pret “rritje të konsiderueshme” të numrit të njohjeve të Kosovës.

Advertisement