Tiranë – Digjet Fast Food-i pranë ambasadës amerikane

Flakët shkatërruan pothuajse të gjithë lokalin, rreth orës 1 të mbrëmjes së shkuar, por fatmirësisht nuk ka të dhëna për njerëz të dëmtuar. Fast Food-i, i cili ndodhet në katin e parë të pallatit pranë ambasadës, ka mbuluar në tym pothuajse të gjithë ndërtesën. Policia e rendit, ka bërë evakuuimin e banorëve të pallatit, për shkak të ndonjë asfiksie të mundshme. Forca të shumta zjarrëfikse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Policia ende nuk ka të dhëna për shkakun e këtij zjarri, ndërsa është ngritur grupi hetimor për verifikimin e plotë të ngjarjes.

Advertisement