“Stabiliteti është i nevojshëm për hapat e mëtejshëm për procesin e dialogut me Beogradin, i cili nuk e njeh pavarësinë dhe e konsideron Kosovën pjesë të territorit të vet. Kjo republikë e re ballkanike edhe më tutje ballafaqohet me problemin e pajtimit mes serbëve dhe shqiptarëve, veçmas në zonën e Mitrovicës”, deklaroi Zanier, duke iu drejtuar Këshillit për politikë të jashtme të Senatit italian. Shefi i UNMIK-ut tha se Kosova duhet të mbetet multietnike, duke vlerësuar se zgjedhjet e 12 Dhjetorit do të kalojnë pa tensione ndërmjet dy komuniteteve më të mëdha etnike. “E kuptoj apelin e Beogradit drejtuar komunitetit serb për të bojkotuar zgjedhjet, por shoh edhe disa përfaqësues serbë nga Kosova, të cilët kanë vendosur të dalin në zgjedhje me qëllim që të pengojnë margjinalizimin e tyre nga procesi i vendosjes në nivel lokal”, theksoi Zanier.


