Liban – Kryeministri turk propozon zonë schengen me Lindjen e Mesme

“Arabët dhe turqit, edhe pse flasin gjuhë të ndryshme, kanë histori dhe kulturë të përbashkët”, deklaroi Erdogan gjatë fjalimit të hapjes së një forumi të Bankave të Bashkuara Arabe. “Kemi mundësi që shumë lehtë fqinjësinë tonë të mirë ta shndërrojmë në marrëdhënie vëllazërore, që së bashku të krijojmë një të ardhme më të mirë”, shtoi Erdogan, i cili nënshkroi me kryeministrin e Libanit, Saad al Hariri, krijimin e një zone të tregtisë së lirë mes dy vendeve. Bankat e Bashkuara Arabe i dhanë kryeministrit turk, Rexhep Tajip Erdoan, çmimin “Lideri i Vitit 2010”.

Advertisement