Kosovë – Urdhër për arrestimin e Albin Kurtit

Zyrtarë policorë kanë thënë se me anë të këtij urdhri të lëshuar, synojnë që të sigurohet patjetër prania e Kurtit në seancën gjyqësore të të enjtes. I bie që policia do ta zbatojë urdhrin në rast se Kurti nuk do të paraqitet në procesin e sotëm gjyqësor në Gjykatën e Qarkut. Seanca e caktuar të mbahej të martën është shtyrë për ditën e sotme, duke qenë se lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje” nuk ishte paraqitur sërish në gjykatë. Bëhet fjalë për procesin e hapur ndaj tij prej Eulex-it, por që është injoruar prej liderit të lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti. E duket se një gjë e tillë e përsëritshme prej tij, ka detyruar autoritetet që të kërkojnë me çdo kusht pjesëmarrjen në seancat gjyqësore kundër tij, duke lëshuar këtë urdhër-arresti.

Advertisement