Kosovë – Thaci, nuk do të ketë negociata për statusin

Në një intervistë për një të përjavshme serbe, Thaci ka deklaruar se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe integriteti territorial i pacënueshëm. “Në cfarëdo rrethanash nuk do të ketë negociata të reja për statusin. Kosova është shtet i pavarur dhe pavarësia është e pakthyeshme. Gjithashtu, integriteti territorial është i pacënueshëm dhe i njohur ndërkombëtarisht”, ka pohuar Thaci. Sipas tij, kërkesa për negociata të reja apo për ndarje të Kosovës vijnë nga disa qarqe politike të Beogradit, të cilat ndjekin ëndrrat e Sllobodan Milloshevic. “Ideja për ndarjen është një ëndërr e keqe e Milloshevicit, i cili jeton ende në disa qarqe të Beogradit”, është shprehur Thaci. Ai është shprehur i gatshëm të bisedojë me presidentin serb Boris Tadic për cështje praktike, por i ka bërë thirrje atij që të njohë Kosovën nëse dëshiron ta integrojë vendin në BE.

Advertisement