Kosovë – Thaci e Feith të angazhuar për hapjen e mediave serbe

Për hapjen e televizionit, të dyja palët kanë shprehur angazhimin e tyre. “Do të ketë mjaft dobi për qytetarët në një kanal në gjuhën serbe, të cilët mund të lidhin komunitetet dhe të cilët do të punojnë në mënyrë plotësuese me mediat vendore në gjuhën serbe që ekzistojnë”, u shpreh përfaqësuesi ndërkombëtar. Feith theksoi se kanali televiziv serb duhet të jetë i pavarur, që buron nga Kosova dhe me standarde të larta profesionale. Kryeministri Thaçi deklaroi se kanali televiziv i pavarur në gjuhën serbe do të përkrahet fuqishëm nga qeveria. “Mbetem i bindur se ky projekt mediatik do të rrisë akoma frymën e komunitetit dhe që të gjitha komunitetet jo-shqiptare në përgjithësi, e veçmas komuniteti serb, të ndjehen se janë pjesë e Kosovës”, tha Thaçi.

Advertisement