Itali – Shkatërrohet celula terroriste algjeriane

Sipas raportimeve të mediave italiane, agjentët kanë arrestuar 17 persona, të cilët vepronin në vende të ndryshme të Evropës. Sipas burimeve, personat në fjalë i siguronin financimet për sulmet terroriste përmes vjedhjeve, të cilat shkonin deri në 1 milionë euro në 3 vjet. “Kemi shkatërruar një celulë shumë të rëndësishme. Kemi arrestuar 6 persona në Itali dhe 11 të tjerë në vende të ndryshme të Evropës”, ka deklaruar ministri i Brendshëm, Roberto Maroni.

Advertisement