Kosovë – Sejdiu, nuk kam marrë pjesë në ndryshimet qeveritare

“S’jam pjesë e emërimeve dhe shkarkimeve. Unë çmoj përpjekjet e partnerit të koalicionit, që të ketë formacion, i cili do të marrë obligime shtesë në sfidat, që Kosova ka para vetes”, ka thënë Sejdiu, duke vlerësuar punën e ministrave të shkarkuar. “Nuk kemi mbërritur zenitin në kuptimin e vendit, për të arritur nivel më të lartë të demokracisë, sikur që s’e kanë bërë as vendet e rajonit këtë. Askush nuk ia ka dhënë pikën kërkesës për qeverisje më të mirë dhe për më shumë demokraci. Prandaj, është borxh i këtij formacioni, që të lëvizë edhe më shpejt dhe mendoj se është e rëndësishme që do të ketë mbështetje të mirë,” shtoi Sejdiu.

Advertisement