Kosovë – Sejdiu e Thaci mesazhe ngushëllimi homologëve të tyre në Itali

“Lajmi për këtë tragjedi është pritur me pikëllim kudo në vendin tim, ndaj ju lus, i dashur President, pranoni keqardhjen tonë të thellë dhe ndjenjën e miqësisë e të solidaritetit të plotë të popullit të Kosovës me popullin mik italian. Në këto çaste pikëllimi e zie, shpirtërisht dhe në lutje jemi me Ju”, theksohet në ngushëllimet e Presidentit Sejdiu. Ndërkohë edhe kryeministri Hashim Thaçi ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut të tij, Silvio Berlusconi, duke shprehur ngushëllimet e sinqerta dhe solidarizimin e popullit kosovar me të gjitha familjet e viktimave, që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të rëndë. “Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta Ju dhe popullit italian, për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti i ditës së sotme. Kjo tragjedi ka prekur thellë ndjenjat e gjithë njerëzve anembanë rruzullit, dhe ne solidarizohemi me familjet e viktimave që humbën të dashurit e tyre”, thuhet në telegramin e Thaçit dërguar Berlusconit.

Advertisement