Turqi – Obama, të bëheni urë lidhëse mes botës myslimane dhe asaj perëndimore

Komentet e tij u bënë gjatë një konference për shtyp me presidentin turk Abdullah Gyl. Presidenti Obama tha se SHBA dhe Turqia mund ti dërgojnë një mesazh të fuqishëm botës me miqësinë e tyre dhe partneriteti mes këtyre dy vendeve mund të bëhet model për pjesën tjetër të botës. “Ne mund të krijojmë një komunitet modern ndërkombëtar që është i respektueshëm, i sigurtë, ku nuk ka tensione, pavarësisht kulturave të ndryshme”, tha Obama. Gjithashtu ai shtoi se një nga vlerat më të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është se nuk e konsideron veten një komb kristian, hebre apo mysliman, por një komb të qytetarëve të lidhur nga ideale dhe nje sërë vlerash. “Mendoj se edhe Turqia moderne ka përfaqësuar të njëjtat parime” tha Obama. Ndërkohë përleshje të dhunshme janë zhvilluar në kryeqytetin turk Ankara ku protetuesit fillimisht u mblodhën para parlamentit turk me parrullat: “Obama kthehu në shtëpi”, ndërsa dogjën një imazh të Barak Obamës dhe valviten flamujt turq. Protesta u bë e dhunshme ndërsa Obama i afrohej Parlamentit me autokolonë dhe forcat e policisë përdorën gaz lotsjellës dhe shkopinj gome për të shpërndarë protestuesit, ndërkohë që arrestoi disa prej tyre.

Advertisement