Kosovë – Rasmusen mbështet hetimet ndaj zyrtarëve

Gjatë një konference për shtyp në Prishtinë, Rasmusen tha se ata që janë përfshirë në korrupsion duhet të përballen me drejtësinë. Edhe komandanti i KFOR-it u shpreh në të njëjtën linjë duke deklaruar se i përkrah hetimet e EULEX. “Ne na mbetet të vazhdojmë para dhe të mos e pengojmë këtë process”, theksoi ai. Në këtë konferencë ata konfirmuan se 2000 trupat e KFOR-it do vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë pavarësisht situatës së qetë.

Advertisement