Në një intervistë për BBC, Petrich u ka bërë thirrje institucioneve dhe politikanëve kosovarë që ta luftojnë korrupsionin në radhë të parë brenda vetes. Sipas tij, sa më pozitiv të jetë imazhi i vendit, aq më shumë rriten gjasat që ai të njihet nga vende të ndryshme të botës. “Kjo do të ishte e nevojshme për një shtet si Kosova që deri tani nuk është njohur në rang universal”, ka deklaruar Petrich. Ai ka shtuar më tej se Kosova dhe Serbia duhet të bisedojnë për cështjet teknike dhe të gjejnë një zgjidhje, të cilën më pas duhet t’ia paraqesin BE-së, nëse duan të bashkohen me të.