Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 2010, në Universitetin Amerikan të Kosovës, Petersen tha se Kosova është vendi në të cilin i ka kaluar dy nga vjetët më të çmuara. Sipas tij, “puna e këtyre studentëve do të ndikojë në heqjen e imazhit negativ të konfliktit, korrupsionit dhe krimit për rajonin”. Nga ana e tij, presidenti i Kosovës gjatë kësaj ceremonie u shpreh se “Kosova sot është më afër standardeve bashkëkohëse duke u bërë pjesë e një tregu ndërkombëtar ku dominon cilësia dhe konkurrenca”.

Advertisement