Tiranë – Ekspertët e BE takohen me kryeministrin Berisha

Ata kanë mbërritur sot në Tiranë për të diskutuar me palën shqiptare nga afër mbi rrugët mbi mundësinë e hapjes së kutive apo fletëve të votimit, pas takimit që u zhvillua në Strasburg mes dy liderëve politikë shqiptarë dhe përfaqësuesve të lartë evropianë. Ndërkaq, Bashkimi Evropian u ka vënë një afat dy-javor krerëve të politikës shqiptare për të gjetur rrugëdaljen nga kriza politike. Në grupin e ekspertëve që viziton Shqipërinë, bëhet me dijeni se ka përfaqësues edhe nga Komisioni i Venecias, i cili do të njihet njëkohësisht me ligjet shqiptare, kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën, për mundësinë e hapjes së kutive.

Advertisement