Në forumin, i cili trajton çështjet e qeverisjes globale, përfaqësimit politik, besimit në shtet dhe besmit politik në relacionet transatlantike si dhe në institucionet evropiane, marrin pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, Ministra të Punëve të Jashtme të disa vendeve evropiane si dhe komisionarë të Bashkimit Evropian. Gjatë qëndrimit të tij në këtë konferencë ndërkombëtare, ministri Hoxhaj pritet të takohet me shumë politikanë dhe diplomatë botërorë.