Kështu deklaroi komisionerja europiane për drejtësinë dhe çështjet e brendshme, Sesilja Malstrom, pasi njoftoi vendimin e Komisionit Europian për të rekomanduar liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën. Por për të ruajtur besueshmërinë e sistemit të liberalizimit të vizave duhet të ruhen kriteret e nevojshme. “Po punojmë me autoritetet kosovare në mënyrë që ti ndihmojmë ata të ecin përpara në këtë drejtim dhe ka padyshim një plan për të lehtësuar lëvizjen e lirë edhe të kosovarëve” tha Malstrom gjatë konferencës për shtyp.

Advertisement