Tiranë – Basha, nuk do të paguajmë më për shërbime konsullore

Me këtë shprehje ka shpjeguar konceptin e heqjes së vizave, ministri i Brendshëm Lulëzim Basha, gjatë një tryeze për liberalizimin e vizave, duke parashtruar se rekomandimi i djeshëm i BE-së për heqjen e vizave, tani parashtron detyrën për informimin konkret të popullatës mbi rregullat që duhen . “Eshtë edhe një çështje dinjiteti për një shtet në qendër të Evropës që meriton të jetë si pjesa tjetër e saj”, e vlerësoi ai ndër të tjera, procesin e liberalizimit të vizave për shqiptarët. Duke shtuar se qeveria “iu përgjigj në kohë rekord sfidës evropiane për vizat, pasi rekomandimi mbërriti në një kohë mjaft të shkurtër”. “Arritjet që e siguruan atë, janë arritje të përbashkëta nga pala shqiptare dhe komuniteti ndërkombëtar”, tha më tej Basha, duke mos harruar me këtë rast të përshëndesë edhe ndihmën diplomatike të dhënë nga Franca kundrejt Shqipërisë, duke e cilësuar si një “mbështetëse zëlartë” në Komisionin Evropian dhe Këshillin e Evropës.

Advertisement