Kosovë – Lunacek, Serbia më parë të njohë pavarësinë

Lunacek ka theksuar se synimi i saj është integrimi në BE i të gjithë qytetarëve të Ballkanit perëndimor, por ka nënvizuar se ky proces mund të realizohet vetëm duke parë nga e ardhmja dhe jo nga e kaluara. “Tek Serbia nuk shoh dëshirën për ta parë Kosovën të integruar. Është përgjegjësi e Beogradit të informojë qytetarët se e ardhmja më e mirë është bashkëpunimi në kuadër të BE-së”, ka pohuar Lunacek.