Kosovë – Haradinaj, të vendosim sa më shpejt marrëdhënie me Maqedoninë

Ndërkohë Thaci ka cilësuar shqetësuese gjëndjen e shqiptarëve në Maqedoni, duke kërkuar plotësimin e të drejtave të shqiptarëve në procesin e integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Pas takimit lideri i AAK-së Ramush Haradinaj tha se “Prishtina zyrtare duhet të ketë kujdes në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shkupin dhe duhet të angazhohet në problemet e shqiptarëve të Maqedonisë. Sipas Haradinajt, institucionet e vendit duhet t’i japin më shumë përparësi këtij procesi. “Ne si Kosovë jemi të interesuar që t’i thellojmë marrëdhëniet me Maqedoninë”, ka thënë Haradinaj. Ndërsa kreu i PDSH-së Menduh Thaçi, përveç konfirmimit të bashkëpunimit të mëtejshëm me Haradinaj, foli edhe për gjëndjen shqetësuese të shqiptarëve në Maqedoni. Ai përmendi edhe bojkotin parlamentar të PDSH-së si sinjal për bashkësinë ndërkombëtare për përkeqësimin e gjëndjes në Maqedoni, e sidomos të pozitës së shqiptarëve atje. Ndërsa sa iu përket paralajmërimeve për mbajtjen e zgjedhjeve serbe të 16 gushtit në Kosovë, Haradinaj tha se mbajtja e tyre është e pamundur dhe e panevojshme.

Advertisement