Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë votën e tij në Qendrën e Votimit në Shkollën e Mesme të Mjekësisë, “Dr. Ali Sokoli”, në Prishtinë.

“Sot është ditë e rëndësishme për Kosovën, qytetarët e Kosovës do të votojnë për të ardhmen e vendit, për drejtimin që do të marr Kosova. Ju uroj zgjedhje të lira dhe demokratike”, tha Haradinaj, në një prononcim për mediat pas votimit.

Advertisement