Kosovë – Fitzgerald: situata është përmirësuar

“Situata në Kosovë është përmirësuar për të gjithë njerëzit. Përmirësimi i situatës është bërë në fushën e sigurisë, por edhe në atë të ekonomisë”, ka pohuar Fitzgerald. Ushtaraku amerikan ka vlerësuar gjithashtu punën e Policisë së Kosovës, duke paralajmëruar kështu reduktimin e trupave të KFOR-it. Admirali Fitzgerald ka drejtuar për më shumë se tre vjet operacionet e KFOR-it në Kosovë. Pas pak ditësh ai do të dalë në pension dhe nga qyteti i Napolit në Itali do të shkojë në Florida të SHBA.

Advertisement